Cristiano Ronaldo nuk po mendohet të bëhet trajner.

Portugezi është akoma në formë pavarësisht moshës 34-vjeçare, duke shënuar 12 gola në 21 paraqitje këtë sezon për Juventusin.

“Tani për tani, unë nuk jam i interesuar të bëhem trajner, por mbase një ditë do të mërzitem dhe do të ndihem se kam nevojë”, tha ai për DAZN Italy.

“Nëse do të bëhesha trajner, unë do të isha motivues, trajneri duhet t’ia kalojë pasionin dhe talentin e tij skuadrës. Për shembull, më pëlqen të argëtohem, të dribloj, të godas, të shënoj gola. Këtë duhet ta kaloj te ekipi, si motivues”, tha ai.

Fituesi i 5-fishtë i Topit të Artë më përpara kë thënë se kur do t’i japë fund karrierës së tij, duke thënë se ai ose mund të tërhiqet në fund të sezonit ose të vazhdojë deri në moshën 40-vjeçare./syri/