Zllatan Ibrahimoviç ka ndryshuar fytyrën e Milanit dhe i ka kthyer kuqezinjtë në një skuadër mëse serioze, e cila tashmë mendon për objektiva të mëdha.

Kontributi i suedezit në fushë është i madh me golat që shënon, por edhe jashtë fushës karakteri i tij ka zgjuar shokët e skuadrës.

Dhe, kur Ibra është në moshën 39-vjeçare, e gjithë kjo nuk mund të të mos bëj përshtypje. Ndaj, së fundmi ka reaguar edhe Erling Haland. Sulmuesi i talentuar, i cili me siguri studion disa nga lëvizjet e Zllatan, shprehet se ai është 39-vjeç, por është shumë i fortë.

“Kjo është çmenduri. Ai është 39-vjeç dhe është kaq i fortë. Ky njeri nuk mund të jetë normal”, ishte komenti i Haland për paraqitjet e Zllatan Ibrahimoviç. /VipSport/