Te Universitatea Craiova po shprehen të sigurt që pa nisur ndeshja me Vllazninë se do të jenë ata që do të kalojnë në turin e tretë të Conference League, pas dy perballjeve qe do te luajne me kete skuader me 21 dhe 28 korrik.

Presioni është i madh te rumunët që rolin e favoritit ta tregojnë edhe në fushën e blertë. Në një prononcim të fundit, drejtuesi i Craiovas, Mihai Rotaru, është paksa i padeshifrueshëm në fjalët e tij.

“Ne duam të shkojmë sa më lart në Conference League. Në raundin e tretë nuk do të jemi më favoriti, na duhet edhe pak fat. Nuk e marrim dot në konsideratë që të eliminohemi tani në turin e dytë”, tha Rotaru që nis të shoh nga turi i tretë pa kaluar ende të dytin.

Por kur pyetet nëse do të shkarkohej trajneri i tyre nëse Vllaznia i eliminon, përgjigja është surprizuese: “Jo, nuk do të ishte profesionale nëse do të ndodhte”, shprehet Rotaru. /Sport Ekspres/