Leonard Kaçaj konsiderohet një nga portierët e përspektivës tek Akademia e Vllaznisë. Nga sa është parë deri më tani, ai është një sportist me të dhëna shumë të mira dhe jo më kot është një prej titullarëve të padiskutueshëm tek ekipi i U19

Në një intervistë për “Shkodra Sport”, Kaçaj foli për ecurinë e ekipit, teksa u ndal edhe tek synimet e tij për të ardhmen.

“Deri më tani, ecuria e skuadrës ka qenë e mirë. Jemi të angazhuar në maksimum dhe po punojmë intensivisht.

Pikësynimi im kryesor është ekipi i pare dhe shpresoj që një ditë ta arrij. Ne si skuadër e kemi detyrim të dalim kampion dhe shpresoj shumë që t’ia dalim.

Profesor Sinani është një legjendë e futbollit shkodran dhe na ka ndihmuar shumë gjithësecilit prej nesh”,-mbylli prononcimin e tij, portieri i Vllaznia U19, Leonard Kaçaj.
Maringlen ZHIVANI

Për ta ndjekur intervistën të plotë, ndiqni videon duke klikuar në linkun e mëposhtëm: