Arijanet Murici ka debutuar mbrëmë me fanellën e Kosovës. Ai ishte titullar në stadiumin “Fadil Vokri”, në takimin mes Kosovës dhe Azerbajxhanit, ku triumfuan “Dardanët” me rezultat të thellë, 4-0.

20-vjeçari i ka impresionuar të gjithë me paraqitjen e tij në ndeshjen e parë me Kosovën. Murici bëri pritje fantastike dhe ishte gjakftohtë me top, raporton Insporti.

Kjo paraqitje nuk ka shkuar pa i rënë në sy edhe gjigantit anglez, Manchester City, ku aktivizohet 20-vjeçari shqiptar.

Përveç faqes zyrtare të Cityt, edhe disa faqe të tifozëve kanë raportuar për debutimin e Muricit dhe janë ndarë shumë të kënaqura me paraqitjen e talentit të ri të Kosovës, i cili startoi para kapitenit, Samir Ujkani.

Muriçi është i gjatë 1 metër e 98 centimetra dhe kjo ka ndihmuar mjaft në karierën e tij si poriter.

Ai i ka bërë mbi 3 paraqitje këtë edicion me Cityn, teksa pothuajse vazhdimisht ftohet në ekipin e parë pas dëmtimit të Claudio Bravos.