Anësori i Real Madridit, Gareth Bale, është vërshuar nga kritikat pas paraqitjes mbrëmë në miqësore ndaj Shqipërisë.

Uellsi humbi 1-0 nga Shqipëria në “Elbasan Arena” me golin e sulmuesit, Bekim Balaj, raporton Insporti.

Bale, i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 59′, menjëherë pas golit, mori vëmendjen e medieve botërore për një episod me mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka.

29-vjeçari i Realit po kritikohet për neglizhencë, pasi Xhaka me lehtësi dërgoi topin në zonë, rast ku Shqipëria për pak realizoi edhe golin e dytë, derisa Bale nuk dukej i interesuar për ndeshje.