Milani do të presë ditën e nesërme në shtëpi Sampdorian, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 18-të ne Serie A.
Pikërisht në këtë ndeshje mund të debutojë edhe afrimi më i ri i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç. Ky i fundit ka ngrohur disi mjedisin në kampin kuqezi, pas asaj humbje turpëruese 5-0 ndaj Atalantës.
Tashmë suedezi po përpiqet të mbledhë sa më shumë tifozë në stadium, që të mbështesin ekipin, teksa deri më tani thuhet se do të jenë të pranishëm rreth 60 mijë spektatorë.
Në një intervistë të shkurtër të dhënë për “Corriere della Sera”, Ibra ka bërë një shaka në lidhje me pjesëmarrjen e tifozëve në stadium: “ Sa tifozë pritet të ketë nesër në stadium? 60 mijë? Unë dua të paktën 70 mijë tifozë, përndryshe nuk do të luaj.”, u shpreh 38-vjeçari duke qeshur./panorama-sport/