Kombetarja shqiptare ka humbur nje talent. 14 vjeçari me origjine nga Shkodra Oliver Blini qe ishte grumbulluar ne muajin qershor per here te pare me fanellen kuqezi ne dy miqesoret e zhvilluara ndaj Kosoves, nga sot ka vendosur t’i thote “po” ofertes se kombetares italiane.

Lajmi konfirmohet nga klubi i Empolit, pjese e Akademise te te cilit eshte edhe Blini. Ne faqen zyrtare te ketij klubi shkruhet: “Oliver Blini, Cristian Bagordo, Thomas Campaniello dhe Samuel Tavanti janë thirrur nga trajneri i ekipit kombëtar Under15, Massimiliano Favo për një miqësore të dyfishtë me Slloveninë të planifikuar për të martën datë 13 (17:00) në Ajdovščina dhe të enjten më 15 shtator (11:00) në Stadiumi Komunal i Gradisca d’Isonzo”.

Kaq mjafton per te kuptuar se futbollisti me origjine nga Shkodra tashme ka bere zgjedhje tjeter, vetem tre muaj pasi debutoi per here te pare me kombetaren U15 te Shqiperise ne dy miqesoret e zhvilluara ne Kukes ndaj Kosoves, ku ai arriti te shenonte dy gola.

Oliver ka lindur me 10 janar te vitit 2008 dhe me futbollin do te lidhej qe ne moshen 5 vjeçare duke u bere pjese e US Affrico Firenze me te cilen do te luante dy vite. Me pas kalon nje prove tek Akademia e Empolit te cilen e kalon me sukses dhe prej 6 vitesh eshte pjese e saj.

Luan ne dy pozicione, ate te sulmuesit te mirefillte dhe te “trekuartistit”. Mban fanellen me numrin 10 dhe ka afeksion me porten. Ne sezonin e fundit duke luajtur me Empoli U14 ka shenuar plot 32 gola. Vleresohet shume nga specialistet e futbollit italian dhe jo me kot, tashme edhe kombetarja e kesaj grupmoshe ka nxituar ta beje pjese te sajen.
Gjergj KOLA