Në aktin e parë të gjysmëfinales së Champions League të luajtur në “Santiago Bernabeu”, Real Madrid dhe Manchester City nuk shkuan më shumë se një barazim me shifrat 1-1. Në përfundimin e këtij takimi, trajneri Carlo Ancelotti foli për mediat.

“Rezultati nuk na shpërbleu për atë që bëmë në fushë, por na lë me ndjesi pozitive. Nëse përsërisim performancën në ndeshjen e parë, në Manchester kemi një shans të mirë për kualifikimin.

City do të ketë avantazh sepse luan në fushën e tyre, por ne dimë të jemi të rrezikshëm edhe jashtë shtëpie. Ata na barazuan me aksion të izoluar dhe një goditje nga jashtë zone. Fitorja mund të ishte e merituar për ne.

Arbitri nuk ishte shumë i kujdesshëm në menaxhimin e kartonëve. Ai nuk po i kushtonte vëmendje, në një gjysmëfinale Championsi duhet të jeni më të kujdesshëm se aq.”

MILAN – INTER – “Është një gjysmëfinale e mirë. Më kujtohet viti 2003, në të cilin ishte një gjysmëfinale shumë e dhimbshme. Është mirë që një derbi është rikthyer në Europë. Me gjithë respektin që kam për Interin, forca Milan.” – përfundoi Carlo Ancelotti.