22 gola në 24 ndeshje të kampionatit turk. Mauro Icardi është sërish protagonist, duke bërë atë që di më mirë, duke shënuar.

Me golat e tij, qendërsulmuesi argjentinas kontribuoi ndjeshëm në fitoren e titullit nga Galatasaray. Argjentinasi, pas viteve të komplikuara ka gjetur kështu një buzëqeshje.

Sulmuesi mbushi 30 vjeç më 19 shkurt dhe në mënyrë të pashmangshme e gjen veten përballë një udhëkryqi të rëndësishëm në karrierën e tij: përpjekjen për t’u rikthyer në protagonist në një ekip të madh ose qëndrimin në Turqi.

Ndërkohë, nga Stambolli mbërrijnë deklaratat e numrit një të Galatasaray, të cilat duket se mund të hedhin dritë mbi të ardhmen e Icardit:

“Ishte një transferim shumë i suksesshëm, – pranon presidenti Dursun Özbek në Sabah. – Mund ta imagjinoni, Icardi ka luajtur për 750,000 euro. Nuk do të jetë një transferim i lehtë… pas paraqitjeve të tij këtu, ka shumë skuadra të interesuara, nga Arabia Saudite në Europë. Ne po përpiqemi dhe kemi filluar negociatat me sponsorët.

“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm. Icardi gjithashtu dëshiron të qëndrojë. Bisedimet kanë pësuar një përshpejtim të madh”. Fjalë që sugjerojnë se Turqia dhe Galatasaray mund të jenë ende në të ardhmen e Icardit.

Megjithatë ditët e fundit është përfolur sërish me këmbënguljen e Icardit në orbitën e Serisë A. Lojtari nuk e ka mohuar asnjëherë dëshirën për t’u rikthyer në Itali.

Ai me siguri nuk do të qëndrojë në Paris dhe kushedi nëse nuk do të kthehet një ide për Adriano Gallianin dhe Monza-n e tij, të cilët u përpoqën seriozisht verën e kaluar.

Megjithatë, sot emri i Icardit lidhet kryesisht me Roma-n, e cila duhet të përballet me dëmtimin e rëndë të Abrahamit dhe ka nevojë për përforcime përpara.

Është një emër që Mourinho-s i ka pëlqyer gjithmonë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera mes verdhekuqveve dhe PSG-së mund të favorizojnë marrëveshjen.