Kishte disa dite qe perflitej por vetem sot eshte zyrtarizuar. Sulmuesi shkodra Ildi Gruda eshte tashme pjese e Vllaznise. 23 vjeçari ka firmosur per 3 vitet e ardhshme me kuqeblute dhe konsiderohet nje perforcim i rendesishem per ta.

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojnë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Ildi Gruda. Sulmuesi shkodran ka firmosur tashmë kontratën dhe do të jetë pjesë e klubit tonë për tre vitet e ardhshme. Ai rikthehet në shtëpinë e tij dhe ne padyshim që i urojmë sa më shumë suksese me fanellën kuq e blu!”- shkruhet ne faqen e klubit Vllaznia.

Ildi ne kete menyre do te behet zyrtarisht pjestari i peste i familjes Gruda qe do te veshe fanellen e Vllaznise sepse me pare kete gje e kane bere edhe xhaxhallaret e tij, Selmani, Azizi, Bujari dhe Shpetimi.

Interesant eshte fakti se tre prej tyre kane luajtur ne repartin e sulmit dhe pikerisht aty luan edhe Ildi qe premton te beje shume gola per Vllaznine dhe ta ndihmoje ate te arrije objektivat e saj./SHKODRA-SPORT.COM/