Vllaznia ka fituar pasditen e djeshme me merite ndaj Tiranes me rezultatin 1-0 ne stadiumin “Loro Boriçi” me golin e shenuar me 11-metersh nga Herald Marku dhe ne kete menyre ka rihyre ne garen per titull duke e zbukuruar edhe kampionatin.

Por fitorja e ekipit shkodran duket se serish nuk ka kenaqur specialiste te ndryshem neper studiot televizive te cilet nuk i kane dhene meritat e duhura atij per kampionatin qe po zhvillon.

Kjo ka mjaftuar njeri nga pjestaret e stafit te Vllaznise, pikerisht trajneri i portiereve Ideal Lekiqi, t’i ironizoje disa prej tyre. E ka bere kete gje permes postimit ne instagram te nje fotoje ku jane dy analiste futbolliste krah per krah me njeri- tjetrin.

Behet fjale per Sulejman Staroven dhe Ermal Tahirin. Dhe Lekiqi qe me ironine e tij te zakonshme qe shkruan: “U trashegofshi! Jeni ba mu qa me facolet”/SHKODRA-SPORT.COM/