Idriz Batha ka nënshkruar kontratën e re me Flamurtarin gjatë ditës së sotme, duke u konsideruar si një nga blerjet më të mëdha të vlonjatëve për sezonin e ardhshëm.
Mesfushori shqiptar i ka treguar aftësitë e tij, teksa vjen pas një aventure të gjatë me klubin e Partizanit. Sigurisht, në një ditë të tillë kur vetë futbollisti zyrtarizon arritjen e marrëveshjes së re, nuk harron të falënderoj edhe ish-klubin në të cilin bënte pjesë dhe tifozerinë e tij.
Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, Batha ka shprehur falënderimet e tij për lojtarët dhe tifozët e Partizanit, ndërsa shpreson që së bashku me lojtarët e Flamurtarit të bëjnë një grup akoma edhe më të fortë.
Reagimi
“Nga sot jam lojtar i Flamurtarit, faleminderit për vlerësimin dhe respektin e treguar edhe shpresoj që së bashku të jemi akoma edhe më të fortë.
Gjithashtu gjej rastin të falënderoj edhe klubin e Partizanit, të gjithë lojtarët qe kisha kënaqësin të luaja me ta edhe tifozat e shumtë. Respekte! I.B 10