Shume shpenzime, lojtare qe vijne dhe ikin por objektivi mbetet i njejti: Ngjitja ne Superiore. E kemi fjalen per Flamurtarin e Vlores, skuadren me shume histori e cila prej disa vitesh i mungon elites se futbollit shqiptar.

Por a do te rikthehet sezonin e ardhshem ne mes ekipeve me te mira te vendit? Gara eshte e hapur megjithate presidenti Sinan Idrizi ka akuzuar serish FSHF-ne se nuk e do kete skuader ne Superiore. Nje gje te tille e ka bere te ditur ne nje prononcim per median e shkruar kur eshte shprehur:

“Janë dy gjëra të ndryshme. Dëshira jonë, përpjekja jonë dhe mundi ynë vazhdojnë për të bërë këtë gjë. Në aktin final janë ata që na pengojnë dhe nuk na duan ne. Unë u kam kërkuar të gjithëve ngritjen e komisionit qytetar. U kam bërë thirrje “Hajdeni dhe shkojmë të denoncojmë në Prokurori me fakte”. Ne kemi një çështje të pazgjidhur me zyrën e tatimeve dhe me luftën kundër informalitetit në futboll.

Unë kam akuzuar drejtpërdrejt FSHF-në, si një nxitëse të ilegalitetit në futboll. Më bën diçka përshtypje që mirë të tjerat, por këta politizojnë edhe arritjen e Kombëtares. Pashë atë posterin dhe në krye të posterit ishte Duka. Çfarë ka bërë ai te Kombëtarja është pyetja. Unë them se nuk ka bërë asgjë. E keni vënë re ju që kur mundet Kombëtarja Duka nuk jep intervistë? Më thoni ju mua, tre lojtarë që i kemi sot në Kombëtare nga kampionati ynë…”.