Pas nje gjysem sezoni me Kukesi U21, futbollisti shkodran Arval Maliqi ka vendosur te ndryshoje skuader. Si rrjedhoje prej disa ditesh ai ka nisur stervitjen me ekipin e pare te Laçit duke u vene nen urdherat e trajnerit Mirel Josa.

19 vjeçari eshte formuar tek Akademia Vllaznia, madje sezonin e kaluar luajti me ekipin U21 duke u shpallur kampion i Shqiperise. Por nderkohe sivjet ka dashur te provoje veten larg Shkodres dhe per kete arsye ne fillim te ketij sezoni kaloi tek ekipi U21 i Kukesit me te cilin luajti vetem 7 ndeshje sepse ne pjesen tjeter ka qene i demtuar.

Por ne kete fillim Viti te Ri, per te ne skene ka dale nje opsion tjeter, ai per t’iu bashkuar kurbinasve dhe Maliqi nuk ka hezituar. Duhet thene se Laçi prej disa vitesh dhe sidomos kete sezon i ka kushtuar nje vemendje te madhe promovimit te elementit te ri dhe mbase kjo eshte arsyeja pse edhe futbollisti shkodran beri kete zgjedhje.

Kujtojme qe ai luan si sulmues anesor dhe ka qene rregullisht pjese e ekipeve tona kombetare te moshave. Nen drejtimin e Joses, trajner me te cilin eshte stervitur jo pak gjate sezonit te kaluar, ai sigurisht qe do te kerkoje shansin e tij dhe padyshim qe do te jete i gatshem per te treguar sesa vlen./SHKODRA-SPORT.COM/