Një emër i ri në merkaton e Lacios. Drejtori sportiv, Igli Tare, po kërkon mesfushorë dhe duket se e ka gjetur një element të vlefshëm për të përforcuar Lacion sezonin e ardhshëm.
Sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport”, Tare është shumë afër marrëveshjes me Flamengon për Uillian Araon, i cili mund të konsiderohet si pasuesi i Lukas Leivas te Lacio. Skuadra ka nevojë për lojtarë të tjerë në mëfushë, pasi për kroatin Milan Badelj mendohet se do të largohet në verë.
Bëhet fjalë për një mesfushor 26-vjeçar, që mund të bashkohet me Lacion në merkaton e verës dhe që do t’i kushtojë klubit bardhekaltër rreth 5 milionë euro.
Është një investim nga ata të zakonshmit e Igli Tares, i cili duket se pëlqen të gjejë përforcime në Brazil dhe pas një periudhe me fanellën e Lacios, arrin t’i shesë me një çmim shumë herë më të lartë. /Vipsport/