Vllaznia U21 ka marre nje tjeter fitore ne kampionat, sot ka qene e pesta rradhazi per te dhe ne fakt ajo ardhur pa luajtur fare. Kjo sepse kundershtari i rradhes nuk eshte paraqitur dhe si rrjedhoje kuqeblute do ta fitojne ndeshjen ne tavoline.

Behet fjale per ekipin e Turbines i cili duhej te udhetonte drejt Shkodres per t’u ndeshur ne oren 13.00 me ekipin kuqeblu, por kjo nuk ka ndodhur.

Cerrikasit te cilet mbajne vendin e fundit ne renditje duket se nuk e kane pare te arsyeshme ta bejne kete gje dhe si rrjedhoje duan ta humbin edhe kete takim sepse nuk perben asnje problem per te.

Por nga ana tjeter, Vllaznia U21 ka zbatuar rregulloren duke zbritur ne fushe bashke me arbitrat e takimit. Kane pritur sipas rregullores aq minuta sa duhet dhe me pas jane larguar.

Tashme do te jete ne doren e Komisionit te Disiplines per t’i dhene fitoren 3-0 aforfe skuadres se drejtuar nga trajneri Dean Sibson, i cili me kete trepikesh ngjitet ne kuoten e 45 pikeve dhe mban per momentin vendin e dyte ne renditje./SHKODRA-SPORT.COM/