Tregu shqiptar është kthyer në të preferuarit për klubin e Lazios.

Gjatë drejtimit të ish-bomberit të kombëtares kuqezi, Igli Tare, ekipi kryeqytetas ka parë shpesh në përbërje lojtarë shqiptarë.

Lorik Cana dhe Etrit Berisha janë lojtarët që kanë veshur së fundmi këtë fanellë, ndërkohë që aktualisht, të tjerë futbollistë shqiptarë aktivizohen me të kaltrit.

Thomas Strakosha është njëri prej tyre, i cili së bashku me Valon Berishën dhe Riza Durmishin janë pjesë e ekipit të parë.

Sipas asaj që shkruan “LaLazioSiamoNoi”, Tare ka shënjestruar që gjatë merkatos së verës të nënshkruajë me dy lojtarët të tjerë shqiptarë, Marash Kumbulla dhe Amir Rrahmanin.

Dyshja po shkëlqen në radhët e Hellas Verona këtë sezon dhe kjo ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të tjera.