Në barazim 1-1 është mbyllur ndeshja miqësore në mes Kukësit dhe Vllaznisë e luajtur pasditen e sotme në fushën e kompleksit Football Republic në Tiranë.
Ky është barazimi i tretë rradhazi për kuqeblutë por në ndryshim nga dy herët e tjera, këtë herë ka një barazim me gola, që do të thotë se dicka është rregulluar në manovrën sulmuese të tyre.
Vllaznia e ka nisur ndeshjen me formacionin e saj më të mirë dhe gjatë pjesës së parë ka bërë një paraqitje të mirë. Në minutën e 38-të ajo ka kaluar në avantazh me anë të sulmuesit boshnjak Dilaver. Me këtë gol është mbyllur pjesa e parë.
Në të dytën trajneri Brdaric ka aktivizuar edhe lojtarët e stolit. Ndërkohë në minutën e 57-të kanë qenë kukësianët ata që kanë fituar të drejtën e një 11-metërshi dhe e kanë kthyer atë në gol.
Kukësi-Vllaznia 1-1 (Luajtur në Tiranë)
Limaj ’57 me 11-metersh/ Dilaver ’38
Formacioni i Vllaznisë:
Zogoviç, Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Krymi, Marku, Kruja, Viktor Da Silva, Imeri, Dilaver. Trajner: Tomas Brdariç.