Pas largimit të Mauro Manzonit nga drejtimi i skuadrës së Dinamos, blutë kanë gjetur menjëherë trajnerin e ri. Ai është sërish nga Italia dhe bëhet fjalë për Fabrizio Kamarata, që në karrierën e tij ka qenë edhe pjesë e skuadrës së njohur italiane të Juventusit.

Kamarata ka luajtur si mbrojtës, ndërsa pritet që së shpejti të bëj edhe prezantimin si trajner te blutë, siç raportojnë edhe mediat. Kamarata ka si synim që bashkë me drejtuesit e Dinamos të mos e diskutojnë mbijetesën këtë sezon. Ndërkohë, ai ka qenë edhe pjesë e Kombëtares Italiane.

Ndërkohë që nga dhjetori, pritet që të marrë “jetë” projekti duke filluar që me grupin e lojtarëve, apo dhe me afrimet që do të jenë strategjike, si dhe punën me ekipet e moshave dhe terrenet, në mënyrë që Dinamo një vit më vonë të sigurojë rikthimin në elitë.

Tashmë mbetet për t;u parë se si do të jetë ecuria e bluve që këtë sezon i kanë bërë nisjen më të keqe si pjesëmarrës në Kategorinë e Parë./Vipsport/