Pas dy vitesh ne krye te tij, Altin Xhahysa i ka dhene lamtumiren ekipit te Murlanit. Ende nuk dihen shkaqet qe çuan ne kete “divorc” mes paleve, por “Shkodra Sport” meson se ai dhe drejtuesit e klubit nuk kane arritur akordin per te vazhduar punen sebashku.
Ne keto rrethana, ekipi i kategorise se dyte ka patur nevoje per nje trajner tjeter, por drejtuesit nuk e kane patur te veshtire per ta gjetur sepse ai ka qene brenda familjes. Kjo sepse ata kane zyrtarizuar ne kete post Vahedin Pepajn.
Ky i fundit eshte perpos faktit qe ka qene futbollist i ketij ekipi, ne sezonin e kaluar ka drejtuar edhe ekipin U19 te Akademise se Murlanit, nderkohe qe tashme do te punoje me ekipin e te rriturve, me objektivin e qarte per ta ngjitur nje kategori me lart.
Por gjithsesi, puna e Altin Xhahyses duhet pergezuar. Ai e mori ekipin e Murlanit qe ne momentin e pare te krijimit te tij, konkurroi me te ne kategorine e trete duke fituar te drejten pas nje sezon per t’u ngjitur ne te dyten.
Nderkohe ne sezonin e kaluar, KF Murlani jo vetem mori pjese ne kategorine e dyte por luftoi deri ne fund per t’u ngjitur ne te pare duke shkuar deri ne fazen play-off dhe per te gjithe keto arsye, nje merite te padiskutueshme ka edhe Altin Xhahysa./SHKODRA-SPORT.COM/