U perfol qe diten e djeshme, por sot eshte zyrtarizuar. Marselo Troisi nuk është më trajneri i Flamurtarit dhe drejtuesit e klubit kanë nisur nga puna për zëvendësuesin e tij. Presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi ka takuar dje ish-teknikun italian të Kukësit Diego London.

Mediat e shkuara kane zbuluar se përveç tij në skenë kanë dalë edhe dy emra të tjerë shumë të njohur. Idrizi ka takuar sot Artim Pollozhanin që është asistenti i Ilir Dajës. Ai gjithashtu është ish-futbollist që ka luajtur edhe te Flamurtari.

Emri i tretë është Mlladen Milinkoviç, ish-trajneri i Luftëtarit dhe Kukësit në Superiore. Nuk dihet ende cili prej këtyre tre emrave do të drejtojë klubin vlonjat.

Flamurtari ndodhet per momentin ne vendin e trete te renditjes dhe dy nisur nga dy humbjet e fundit, shume gjera kane ndryshuar ne skuader dhe pikerisht per kete arsye po tentohet nje trajner qe te garantoje ngjitjen ne Superlige.