HomeKRYESORE‘Ikja e trajnerit s’ka lidhje me të ardhmen time, por një ditë...

‘Ikja e trajnerit s’ka lidhje me të ardhmen time, por një ditë edhe unë do të largohem që këtu’

Në fund të sezonit, trajneri gjerman Jurgen Klopp do të largohet nga Liverpool dhe, kush e di, të njëjtën gjë mund të bëjë edhe sulmuesi egjiptian Mohamed Salah. Në merkaton e janarit u përfol shumë për një transferim të Salah në Arabi.

Emri i egjipitianit u lidh ngushtë me skuadrën arabe të Al Ittihad. Ndaj, nuk mund të përjashtohet një e ardhme e mundshme e 31-vjeçarit në Arabinë Saudite. Gjithsesi, për momentin lojtari ka mohuar gjithçka për largimin e tij nga “Anfield”.

Duke folur për “Sky Sports”, lojtari komentoi lamtumirën e Klopp. Ai nënvijëzoi se kjo lamtumirë e trajnerit nuk ka asnjë lidhje me një largim të tij të mundshëm këtë verë. “Jo! Largimi i trajnerit nuk do të ndikojë në zgjedhjen time”, tha Salah.

“Një ditë edhe unë do të largohem nga Liverpool, por ajo ditë nuk ka ardhur ende. Trajneri është shumë i rëndësishëm për një klub, por e ardhmja e tij nuk ndikon në timen. Jam i lirë për të marrë vendimet e mia”, u shpreh Mohamed Salah.

Egjiptiani luan prej vitit 2017 me Liverpool, ku ka fituar gjithçka në karrierën e tij. në 335 ndeshje zyrtare me “reds”, Salah ka realizuar 205 gola, duke qenë një idhull i tifozerisë vendase./telesport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments