Vllaznia e volejbollit te meshkujve ka pesuar nje tjeter humbje ne Ligen “Gjergj Kastrioti” dhe serish ne shtepi. Kete here ajo eshte ndalur nga ekipi Luboten qe ka triumfuar me rezultatin 3-1 brenda ne “Qazim Dervishi”.

Ndeshja e luajtur pasditen e se shtunes ne Shkoder ka nisur me shume rivalitet dhe kete e tregon rezultati 25-23 ne favor te ekipit kosovar. Ne te dytin Vllaznia reagon mjaft mire dhe arrin ta kontrolloje nga fillimi e deri ne fund.

Rrjedhoje e kesaj epersie te djemve te drejtuar nga Artan Kalaja, ata kane arritur te fitojne 25-17 duke barazuar ne kete menyre numrin e seteve ne 1-1.

Kur pritej qe fitorja e ketij seti t’i jepte zemer volejbollisteve kuqeblu, nuk do te ndodhte keshtu. Luboten do te fitonte setin e trete 25-18 dhe me pas te katertin 25-21 duke fituar edhe krejt ndeshjen me rezultatin 3-1.

Pas 4 ndeshjeve te luajtura, Vllaznia ka arritur vetem nje fitore dhe 3 humbje duke grumbulluar vetem 3 pike dhe ne kete menyre ndodhet ne vendin e trete te renditjes, duke mos patur shanse per kualifikim ne gjysmefinalen e kesaj Lige./SHKODRA-SPORT.COM/