“Nëse do të duhej, do të luaja edhe si portier për Real Madrid”. Mendimet dhe fjalët e Eduardo Camavinga, i gatshëm të bëjë gjithçka për të ndihmuar Real-in e tij.

Francezi në një intervistë për telefoot foli edhe për të ardhmen e tij: “Nëse do ta përfundoja karrierën time te Real Madrid? Sigurisht që do të doja shumë ta mbyllja këtu”.
Më pas, lojtari i datëlindjes 2002 preku tema të ndryshme:

“Unë kam shumë modele në futboll, një prej tyre është sigurisht Cristiano Ronaldo. Gjëja më e rëndësishme është të kesh jetëgjatësi dhe kjo do të thotë të punosh në palestër dhe të kujdesesh për trupin tënd, ashtu si ai.

“Ancelotti? Më ka thënë se do të vijë të kërcejë me mua në golin e radhës, nuk e di se kur do të ndodhë, por do të vijë patjetër.

“Objektivat? E di që kam fituar shtatë trofe këtu. Ndonjëherë shkoj dhe kontrolloj në internet. Qëllimi tani është të fitojmë gjithçka: kampionatin dhe Champions League. Nuk përjashtojmë asgjë.

“Euro 2024? Kampionati Europian është sigurisht një objektiv i të gjithë francezëve, siç janë Lojërat Olimpike, por le të mendojmë fillimisht për Kampionatin Europian”./telesport/