Ahmet Shqarri ikona e gazetarisë sportive në Radio Tirana dhe një nga komentatorët më të spikatur në një rrëfim ekskluziv për emisionin Vizioni i Padites në Vizion Plus ai shprehu shqetësimin për gazetarinë sportive se si zhvillohet sot.
I pyetur nëse ai i njeh komenatorët e futbollit sot, Shqarri u përgjigj:
“Jo nuk i njoh, njoh njërin që bërtet kot. Nuk kam një emër, pse të them më vjen keq. Unë isha i vetmi në kohën time, por sot rrezik që nuk ka as fakultete dhe mund të jenë me diploma false”, u shpreh Shqarri.
I pyetur në lidhje me vajzat moderatore sportive Shqarri u shpreh:
“Vajzat janë për të tërhequr vëmendjen. Një mund ta marrësh se ka dhe Italia por këto këtu janë anonime”, përfundoi Ahmet Shqarri./vizionplus/