Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREIku Edi Martini, një tjetër shkodran kandidat për stolin e Teutës

Iku Edi Martini, një tjetër shkodran kandidat për stolin e Teutës

Edi Martini nuk do të drejtojë më Teutën. Trajneri më i suksesshëm në historinë e klubit durrsak ka vendosur të japë dorëheqjen pasi kampionët u mundën dje nga Partizani.

Shkodrani 46- vjeçar arriti të fitojë titullin kampion, Kupën e Shqipërisë dhe dy herë Superkupën në harkun e dy viteve. Ky sezon nuk nisi siç duhet për durrsakët dhe gazeta mëson se ka pasur një ftohje të hershme mes tij dhe presidentit Hasaneblliu.

Ndeshja e djeshme ishte një provë e rëndësishme për skuadrën dhe humbja e bëri trajnerin të marrë vendimin drastik.

“Panorama Sport” zbulon se kandidati më potencial për të marrë drejtimin e kampionëve është trajneri aktual i kombëtares U-19, Armando Cungu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments