HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREIldi Gruda, mungesa e madhe e Edi Martinit në përballjen ndaj Vllaznisë

Ildi Gruda, mungesa e madhe e Edi Martinit në përballjen ndaj Vllaznisë

Teuta pas fitores spektakolare ndaj Tiranës në “Air Albania” do të kërkojë të bëjë të njëjtën gjë edhe ndaj Vllaznisë në “Niko Dovana”. Sfida me shkodranët është e vlefshme për javën e 24-të të Abissnet Superiore.

Kjo përballje konsiderohet si një duel direkt për Europën, pasi vetëm 4 pikë i ndajnë dy skuadrat në klasifikim. Forma e mirë e durrsakëve në javët e fundit ka rritur optimizmin në ekip për të korrur të tjera fitore për të arritur objetivat e sezonit.

Por në një sfidë kaq delikate si ajo ndaj kuqevbluve, “dhimbjet e kokës” për Edi Martinin pas duelit me kampionët janë shtuar. Dalja me të karton të kuq e Ildi Grudës lë një boshllëk të madh te djemtë e detit.

Në këtë mënyrë Martini duhe të ndërtojë planin B pa sulmuesin kryesor te ekipit, teksa gjithë pesha do të bie të Daci dhe Kallaku. Lajmi i mirë është rikthimi i Emiliano Villës, me këtë të fundit që shënoi dopietë ndaj kryeqytetasve./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments