HomeKRYESOREIlir DAJA si askush tjetër, trajneri futet në histori

Ilir DAJA si askush tjetër, trajneri futet në histori

Ballkani zyrtarisht është kampion në Kosovë, për të parën herë në histori. Skuadra e Superligës mbylli llogaritë me titullin 4 ndeshje nga fundi i sezonit, duke qenë 11 pikë larg ndjekësve dhe një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja “hapi shampanjën” nga krevati, duke mos qenë në fushë për titullin, falë edhe barazimit 0-0 në derbin e Anamoravës mes Dritës dhe Gjilanit.

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja bëhet i pari teknik nga Shqipëria, që ia del të fitojë titullin në Superligën e Kosovës. Gjithashtu Daja është i pari trajner shqiptar që arrin katër trofe kampionatesh me skuadra të ndryshme.

Veç Ballkanit, Daja ka fituar tituj si trajner edhe me Elbasanin (2006), Dinamon (2008) dhe Skënderbeun (2018).

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments