Vllaznia sivjet po ben mire dhe kjo ecuri ka entuziazmuar te gjithe. Kuptohet qe mes tyre jane edhe ish- futbolliste te saj te cilet po ndjehen mjaft mire me rezultatet e sivjetme te cilat kane ngjallur edhe shpresen e titullit kampion.
Njeri nder ta eshte edhe ish- sulmuesi Ilir Kepa. Nga Belgjika ku jeton prej 30 vitesh, ai e ndjek me shume pasion Vllaznine dhe ne nje lidhje me emisionin “Sport Show” ka thene vetem fjale te mira per skuadren aktuale teksa eshte shprehur:
Vllaznia ka marrë një fizionomi jashtëzakonisht të bukur për momentin. Të tre repartet, mbrojtja, mesfusha dhe sulmi, janë shumë të kordinuar dhe skuadra e justifikon plotësisht klasifikimin e deritanishëm. Puna me rigorozitet e stafit, është duke dhënë efektin e vet.
Skuadra për momentin është shumë e konsoliduar dhe nuk ka shumë nevojë për t’i shtuar gjë. Por ndoshta për mendimin tim, Vllaznia duhet të ketë nevojë edhe për një qendërsulmues, për një golashënues të mirëfilltë. Kjo sepse dihet që e gjithë skuadra punon fort për 90 minuta, por kurorëzimi është ai që vendos ndeshjen.
Vllaznia duhet të vazhdojë të luajë kështu e të synojë titullin kampion sepse të jesh 9 pikë përpara nuk është pak. Kjo është një Vllazni shumë e bukur. Nuk dua të bëj krahasime me skuadrën kur luaja unë. Ka shumë ndryshime në çdo drejtime, megjithatë e adhuroj shumë skuadrën e sotme, duke pasë parasysh që edhe kushtet e punës i kanë shumë më të mira se ne. Kanë një stadium shumë më të mirë.