HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREIlir Nallbani fiton Kupën e Kosovës nën vështrimin e Cungut

Ilir Nallbani fiton Kupën e Kosovës nën vështrimin e Cungut

Mesfushori kosovar Ilir Nallbani ka fituar sot Kupën e Kosovës me skuadrën e tij Trepça ’89. Ajo ka mundur në finalen Ferizajn me rezultatin e pastër 3-0. Kjo ndeshje finale është zhvilluar në stadiumin e Prishtinës dhe është ndjekur edhe nga trajneri shkodran që tashmë drejton Kukësin Armando Cungut. Kjo ngaqë ai dëshiron ta marrë në skuadrën e tij për sezonin e ardhshëm dhe pas kontakteve të para, është rënë dakord që lojtari të vëzhgohej në këtë ndeshje. Pikërisht për këtë arsye, Cungu ka udhëtuar drejt Prishtinës sot. Në fakt Nallbani ka shprehur dëshirën e tij të madhe për t’u rikthyer tek Vllaznia por drejtuesit e kësaj të fundit nuk po ndihen në këtë drejtim. Në kushte të tilla, me shumë mundësi, mesfushori 30 vjeçar nga Peja mund të bëhet pjesë e Kukësit, kësaj skuadre debutuese në Superligë por që po tregon ambicje të mëdha në merkaton e verës.
Gjergj KOLA

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments