Eni Imami do të humbasë edhe ndeshjen e kampionatit. Mbrojtësi i Dinamos vuan nga një dëmtim dhe nuk luajti as në Kupë ndaj Partizanit pak ditë më parë, ndërsa nuk do të jetë as për sfidën ndaj Egntias në kampionat që do të luhet ditën e hënë.
Trajneri Shkëmbi pritet t’i besojë sërish Demirit në qendër të mbrojtjes. Mesfushori bëri një paraqitje të mirë në Kupë dhe do të luajë në mbrojtje edhe në kampionat së bashku me Sofranac.
Në dyshim është edhe prezenca e Sabjen Lilajt i cili luajtu i sforcuar në Kupë kundër Partizanit. Stafi mjekësor do të vlerësojë gjendjen e tij dhe Shkëmbi do të marrë vendimin vetëm ditën e hënë para ndeshjes.
Dinamo vjen ne kete ndeshje pas humbjes me Tiranen dhe padiskutim qe do te synoje te marre pike sepse pozitat e saj ne renditje serish nuk jane ato te duhurat.