Teuta ka bere realitet nje tjeter goditje ne merkato. Durrsaket kane zyrtarizuar pak minuta me pare ish- lojtarin e kombetares Jahmir Hyka. Mësohet se palët kane qene në kontakte prej kohesh dhe tashme eshte arritur marreveshja.

Pa dyshim bëhet fjalë për një lojtar me CV, por mbetet për të parë se cila është forma e mesfushorit, që nuk është në aktivitet prej disa muajsh. Ja njoftimi i klubit durrsak.

Mesfushori i majtë, Jahmir Hyka, zyrtarisht është lojtari më i ri i KF Teuta. Lojtari është prezantuar në ambientet e “Stadiumit Niko Dovana” dhe sot ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me blutë.

I lindur më 8 mars 1988. 33-vjeçari ka provuar të luajë në Shqipëri me Dinamon dhe Tiranën, ndërsa është aktivizuar dhe me Mainz në Gjermani apo Olympiacos në Greqi. Së fundmi ishte pjesë e Guiz në kampionatin kinez.

Hyka, i gjatë 1.69 cm dhe pozicjoni ideale në fushë e ka atë të mesfushorit te majtë. Afrimi i Hykes në skuadrën e Teutës, do të jetë ndihmesë për formacionin e drejtuar nga Renato Arapi, kësisoj duke e kompletuar sulmin e skuadrës blu”.