Nedim Bajrami shkëlqeu në dy ndeshjet e para të Empolit në Serinë A.

Asist në humbjen ndaj Lacios, por edhe formë mjaft të mirë dhe pasim final në golin historik që Empoli shënoi për fitoren e vetme në fushën e bardhezinjve.

Ndërkohë ditët e fundit, mesfushori i Kombëtares shqiptare është zgjedhur imazhi i ri i Serisë A. Faqja zyrtare e ligës italiane, që ka plot 3 milionë e 700 mijë ndjekës, e ka vendosur foto kopertini, imazhin e futbollistit shqiptar. Një vlerësim jo i vogël ky për 22-vjeçari.

Me gjithë këtë shkëlqim në start, Bajrami vjen nga një periudhë më shumë se 2-javore pushimi pasi ka qëndruar 17 ditë në karantinë, për shkak se kaloi Koronavirusin.