Ciro Immobile ka vendosur të flasë me fansat përmes rrjeteve sociale. Sulmuesi i Lazio, shënuesi më i mirë në Serie A deri në momentin e pezullimit të kampionatit, ka analizuar trajnerët e tij të mëparshëm dhe vlerëson shumë teknikun aktual të Liverpool, Jurgen Klopp. Me të ka punuar u transferua te Borussia Dortmund.

“Emery është një trajner shumë taktik, më kujton pak Antonio Conte-n në mënyrën se si i përgatit ndeshjet. Klopp ishte totalisht ndryshe. Seancat e tij stërvitore ishin të lidhura vetëm me topin, ishte gjithë kohën në lëvizje, asnjë moment nuk qëndroje në vend.

Më ka dhënë shumë në karrierën time. Inzaghi, padyshim që është më italian në stilin e tij, por e balancon me anën teknike. Punohet shumë me topin në seancat e tij, por duhet shumë përqendrim tek ana taktike”, është shprehur sulmuesi.

Immobile ka edhe dëshira dhe ajo është të shkëmbejë fanellën me Lionel Messi, të cilin e ka takuar dhe zbulon një pjesë të bisedës së bërë me të: “Do të doja të shkëmbeja fanellën me një lojtar si Messi. Me Ronaldon e kam bërë diçka të tillë pas njërës prej ndeshjeve me Juventusin.

E kam takuar Messin dhe kemi bërë një fotografi së bashku, edhe pse ai nuk po luante kur Italia kishte një miqësore me Argjentinën. Biseduam për djalin e tij dhe e pyeta atë pse e kishte quajtur atë Ciro”. /abcnews/