...
HomeKRYESOREIN MEMORIAM/ Ndahet nga jeta ish- futbollisti dhe ish- arbitri i njohur...

IN MEMORIAM/ Ndahet nga jeta ish- futbollisti dhe ish- arbitri i njohur lezhjan

Futbolli lezhjan ka marre mengjesin e sotem nje lajm te hidhur: Eshte ndare nga jeta ne moshen 68 vjeçare ish- futbollisti dhe ish- arbitri i njohur Llesh Malotaj. Nje humbje kjo e madhe jo vetem per familjen e tij por edhe per shoket, miqte dhe koleget.

Ne emer te redaksise se gazetes “Shkodra Sport” dhe te gjithe lexuesve te saj, i shprehim ngushellimet me te sinqerta familjes Malotaj per humbjen e njeriut te saj te dashur!

Lleshi ne rinine e tij ka luajtur futboll. Ka qene pjes e te rinjve te Beselidhjes ne vitet 1972-73, ndersa me pas ka luajtur dy vjet me Valbonen e Tropojes ne vitet 1974-75, para se te kthehej serish ne Lezhe me te cilen ka luajtur deri ne vitin 1980.

Pas lenies se futbollit, ka vijuar me ate te arbitrimit te cilin e ka ushtruar qe ne vitin 1982 dhe e ka vijuar kete profesion deri ne vitin 2000 perkrah emrave si Prek Pjetrushi, Ndue Toni, Engjell Pjetrushi, Ndue Lekaj etj.
Gjergj KOLA

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.