Futbolli lezhjan ka marre mengjesin e sotem nje lajm te hidhur: Eshte ndare nga jeta ne moshen 68 vjeçare ish- futbollisti dhe ish- arbitri i njohur Llesh Malotaj. Nje humbje kjo e madhe jo vetem per familjen e tij por edhe per shoket, miqte dhe koleget.

Ne emer te redaksise se gazetes “Shkodra Sport” dhe te gjithe lexuesve te saj, i shprehim ngushellimet me te sinqerta familjes Malotaj per humbjen e njeriut te saj te dashur!

Lleshi ne rinine e tij ka luajtur futboll. Ka qene pjes e te rinjve te Beselidhjes ne vitet 1972-73, ndersa me pas ka luajtur dy vjet me Valbonen e Tropojes ne vitet 1974-75, para se te kthehej serish ne Lezhe me te cilen ka luajtur deri ne vitin 1980.

Pas lenies se futbollit, ka vijuar me ate te arbitrimit te cilin e ka ushtruar qe ne vitin 1982 dhe e ka vijuar kete profesion deri ne vitin 2000 perkrah emrave si Prek Pjetrushi, Ndue Toni, Engjell Pjetrushi, Ndue Lekaj etj.
Gjergj KOLA