Astrit Hafizi vazhdon te jete mjaft kritik per oshilacionet qe po shfaq Vllaznia ne kampionat. Ish- futbollisti dhe ish- trajneri i kesaj skuadre mendon se shkaku kryesor i tyre eshte mungesa e elementit cilesor ne skuader. Nje deklarate te tille ai e ka bere gjate emisionit “Studio Sport” ne Vizion Plus.

“U be dy ndeshje qe Vllaznia edhe me Partizanin edhe me Egnatian, eshte ne pozicione te kunderta dhe nuk i zgjidh situatat e lojes. Me Partizanin ishte me nje lojtar me teper ne fushen e lojes, ndersa me Egnatian ishte me nje lojtar me pak dhe nuk komandoj absolutisht asgja.

Une nuk mendoj se problemi eshte te trajneri. Memelli vjen per here te pare ne Shkoder, ka nje kohe te shkurter qe po punon aty, sa te njohin mentalitetin, e shume gjera te tjera. Une dal ne konkluzionin se Vllaznia ka disa vite qe nuk po e zgjidh kete problemin e rezultateve qe duhet te marrin. Biles humbi kampionatin me Brdariç para tre sezonesh sepse disa ndeshje ne fushen e saj nuk diti t’i zgjidhe si duhet.

E perseris, problem nuk eshte trajneri. Vllaznia po çalon tek perzgjedhja e elementit. Sot ka tre lojtare qe luajne te Tirana ne formacion, Latifi, Jonuzi dhe Kaina. Jane dy lojtare te Egnatia, duke filluar me Sherrin e Fangajn me te cilet Egnatia kryesonte kampionatin tone.

Keto kane qene tek Vllaznia dhe çfare te keqe ka te kesh edhe Sherrin, edhe Qarrin. Jane dy lojtare te Akademise se Vllaznise. Keto lojtare i largon dhe une dal ne konkluzionin se ketu ka probleme ekonomike sepse nuk ua ploteson ketyre lojtareve kerkesat e tyre financiare.

Pergjegjesia bie mbi presidentin ketu. Jane nderruar disa trajnere keto vite dhe Vllaznia serish nuk po arrin aty ku duhet. Kete sezon skuadra ka shfaqur shume oshilacione dhe kjo vjen ngaqe Vllaznia nuk ka lojtare cilesore, perveç Balajt i cili sot ka dale ne plan te pare por nuk e mbeshtet asnje njeri.

Vetem Balaj po lufton, ai vjen ne korne ne zonen e tij, shkon ne korne ne zonen kundershtare, shkon sa majtas e djathtas.
Perveç tij do veçoja edhe Malen qe perpiqet gjithmone te beje me te miren. Atehere pjesa tjeter, çfare ben”- eshte shprehur Astrit Hafizi./SHKODRA-SPORT.COM/