“Arena Kombëtare” vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuar në Shqipëri. Inagurimi i tij pritej të ndodhte në ndeshjen e kaluar ndaj Islandës, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur duke u shtytur sërish. Në një intervistë për “Fax News”, ka folur edhe përfaqësuesi i FSHF-së, Arben Dervishaj. Në intervistën e tij Dervishaj është shprehur se stadiumi do të jetë gati për ndeshjen ndaj Francës, por hapja e tij mund të ndodh edhe më para.
A do të jetë stadium gati për ndeshjen me Francën?
Dervishi: Është plotësisht e mundshme që ndeshjet me Francën dhe me Andorën të luhen në këtë stadium
Pse u shty inagurimi, pasi presidenti Duka tha se inagurimi do të bëhej në qershor dhe më tej një datë tjetër që ishte shtatori?
Dervishi: Ka pasur disa punime, stadiumi tashmë është gati
A është zbatuar 100 projekti që u paraqit në fillim?
Dervishi: Po, vështirësia më e madhe ka qenë harmonizimi i stadiumit me shërbimet e tjera, pa i prishur punë njëra-tjetrës
Punimet po mbikqyren nga UEFA?
Dervishi: UEFA a bërë gjithnjë kontrollet e veta, pod he ne e kemi informuar mbi të gjithë ecurinë, Kontrolli i fundit do të bëhet në fundin e shtatorit, dhe inagurimi mund të kryhet në fillim të muajin Nëntor. Brenda ditës së enjte do të jetë përfunduar dhe fusha, pasi ambientet e tjera kërkojnë vetëm ndërhyrje të vogla.
Sa është kostoja e deritanishme e stadiumit?
Dervishi: Ne nuk jemi interesuar shumë për koston, pasi formula ka qenë e tillë, ne i kemi dhënë 10 milionë euro koncensionarit, dhe pjesa tjetër do të paguhet nga ana e kompanisë. Derimë tani fusha ka pasur një kosto prej 70 milionë eurosh, po që mbulohet nga pjesa e vlerës së tokës që FSHF i ka dhënë kompanisë.
Emri i stadiumit?
“Kjo ndërmarrje do të nxjerrë të ardhura, që nga menaxhimi, dhe deri te donatori i emrit. Ky i fundit do të ketë detyrimin që të mirëmbajë stadiumin, për shkak se shteti nuk ka dhënë asnjë para për këtë. Ka 2 3 kompani në fushën e naftës dhe të telekomunikacionit që kanë qenë të interesuara për ti vënë emrin stadiumit, dhe shifra fillestare që ata do të duhet të japin është 600 mijë euro. Emrin e japim se duam që të krijojmë të ardhura”, u shpreh Dervishi.
“Të gjitha tribunat do të jenë të mbrojtura nga dielli dhe nga shiu, jemi kujdesur që streha të jetë 4 metra.
Në tribunën VIP do të ketë 1400 vende, ka pasur debate, se është kërkuar që të ishte dhe më e madhe, po duhet thënë se dhe në tribunat e tjera kushtet janë shumë të mira.
Kapaciteti i spektatorëve është 21 777, u zvogëlua diçka pasi rritëm pak distancën mes spektatorëve”, tha përfaqësuesi i FSHF-së.