...
HomeFUTBOLL - KATEGORIA E DYTEInagurohet një tjetër stadium në Shqipëri, përmirësohet edhe më shumë infrastruktura sportive

Inagurohet një tjetër stadium në Shqipëri, përmirësohet edhe më shumë infrastruktura sportive

Investimi i Federatës Shqiptare të Futbollit në infrakstrukturë ka qenë i konsiderueshëm në këtë vit kalendarik që po lëmë pas. Stadiumi i Vorës është i radhës që i shtohet futbollit shqiptar, që është inauguruar sot në mesditë.

I pranishëm ka qenë edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka.Punimet janë bërë bashkëkohore dhe tashmë ky impiant plotëson gjitha kushtet e nevojshme për një ndeshje futbolli të Kategorisë së Dytë.

Kujtojmë që sot Vora do të presë në shtëpi, pikërisht në stadiumin e rikonstruktuar, Valbonën e drejtuar nga trajneri Oltijon Kërnaja. Kjo sfidë do të startojë në orën 14:00.

Ekipi i Vores ka investuar shume sivjet edhe per ndertimin e nje ekip shume cilesor dhe tashme duke i luajtur edhe ndeshjet ne stadiumin e sapondertuar dhe ky do te jete nje plus me teper per te, per te kapur objektivin, ngjitjen ne kategorine e pare.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.