Te Vllaznia po kalojne momente shume te mira dhe ato po sherbejne qe drejtuesit e klubit te ndermarrin inisiativa shume interesante. Njera prej tyre eshte per te ofruar ata qe kane shkruar me shume historine e kesaj skuadre me futbollistet aktuale qe mbajne te veshur fanellen kuqeblu.

Dhe duke filluar nga sonte kjo inisiative eshte vene ne levizje teksa dy emra te njohur te futbollit shkodran, Hysen Zmijani dhe Avenir Dani kane qene te ftuar per te kaluar nje darke bashke me skuadren ne pragndeshjen me Tiranen.

Nje mbremje e kaluar ne menyren e duhur, teksa dyshja Zmijani- Dani ua ka kujtuar lojtareve aktuale se çfare do te thote rendesia e nje ndeshje te tille qe jo me kot quhet “klasikja” e futbollit shqiptar.

Te tilla inisiativa dhe takime pritet te vazhdojne edhe ne te ardhmen dhe padyshim qe ato i bejne mire edhe veteraneve qe ndihen te vleresuar dhe te respektuar, por edhe futbollisteve aktuale te cilet jane me te pergjegjshem se fanellen e ciles skuader mbajne te veshur./SHKODRASPORT.COM/