Pak ditë më parë të deleguar të FSHF-së, kryesisht nga sektori i licencimeve kanë qenë për inspektime në disa stadiume të ndryshme në Shqipëri, të Superiores, por edhe të Kategorisë së Parë. Por, nga sa bëhet e ditur janë hasur problematika.
“Vipsport” kontaktoi me personat që kanë parë stadiumet dhe nga sa bëhet e ditur, pritet që së shpejti të ketë një tjetër dalje në terren e këtë herë për të lënë detyra me afat. Kjo pasi të jetë kompletuar kampionati, duke qenë se pritet që të mësohet se kush nga Luzi 2008 apo Shkumbini do të ngjitet në të parën për vitin që vjen.
Nga sa bëhet e ditur, shumë nga skuadrat që luajnë në Kategorinë e Parë në sezonin e ardhshëm kanë probleme, e madje me përjashtim të 3-4 stadiumeve, pjesa tjetër kanë shuam probleme që janë evidentuar edhe gjatë këtij sezoni që u mbyll. Veleçiku, Shënkolli, Egnatia, Besa, Devolli, Lushnja, Turbina, Erzeni, Korabi apo Burreli, ndërsa do të inspektohen edhe stadiumet e Tërbunit, apo Shkumbinit e Luzit.
Do të shihen ambientet e brendshme dhe të jashtme e sidomos kushtet e sigurisë! Gjithashtu, Dinamo duhet që të ketë një stadium të licencuar!
Në rast se nuk zbatohen detyrat e lëna brenda afatit dhe në inspektimin e radhës në terren do të vërehen të njëjtat mangësi, atëherë klubet mund të rrezikojnë deri mospjesëmarrje në garë në sezonin e ardhshëm./vipsport/