Interi është i zemëruar pas nokautit të pësuar në shtëpi kundër Juventus-it dhe sulmit të drejtpërdrejtë nga klubi – publikisht përmes fjalëve të Simone Inzaghit – ndaj drejtimit të ndeshjes nga arbitri Chiffi për golin e kontestuar të Kostic.

Zikaltrit nuk kanë qenë dakord dhe trajneri shpërtheu në fund të ndeshjes para mediave, edhe nëse klubi është në dijeni të problemeve aktuale të skuadrës pa ide në sulmin në pjesën e dytë të ndeshjes kundër bardhezinjve.

Trajneri nga Piacenza rikthehet kështu në bankën e të akuzuarve dhe kualifikimi mes tetë më të mirëve në Europë nuk mund të mjaftojë që ai të mbetet në krye të ekipit. Në kampionat, Inter-i është në vështirësi dhe rrezikon kualifikimin në edicionin e ardhshëm të Champions League pas një faze të dytë shumë zhgënjyese.

Hija e Thiago Motta-s dhe Conte-s rri pezull mbi Inzaghi-n, i cili duhet të gjejë sa më shpejt një zgjidhje për të ruajtur vendin e tij në stolin e zikaltërve. Së bashku me ish-trajnerin e Lazio-s, gjysma e skuadrës është në dyshim për merkaton e verës së ardhshme, me shumë lojtarë drejt skadencës dhe që do të largohen nga Milano në qershor.

Marotta dhe Ausilio do të shqyrtojnë situatën e rinovimit në javët në vijim, duke marrë një vendim për lojtarët që janë tani në fund të eksperiencës së tyre tek Inter-i me synimin për të arkëtuar një thesar të çmuar për të financuar më pas operacionet e ardhshme.

Correa dhe Dumfries kanë valixhet gati dhe janë në vijën e parë për t’i thënë lamtumirë Appiano Gentile-s verën e ardhshme. Holandezi ishte gjithashtu zhgënjyes në derbin e Italisë kundër Juventus-it dhe është kritikuar nga publiku i San Siro-s.

Ish-lojtari i PSV-së është zhvlerësuar pas muajve të fundit, me Marotta që ende synon të marrë rreth 30 milionë euro nga lamtumira e holandezit. Skenari për Correan të zhdukur në skuadrën e Inzaghit është më i komplikuar: Interi është në kërkim të blerësve jashtë Italisë, me argjentinasin që do të jetë në merkato për rreth 20 milionë në qershor.

Për më tepër, çështja e Brozovic, jo më thelbësor në skemat e Inter-it, është gjithnjë e më delikate. Me një çek prej 40 milionë eurosh, mesfushori kroat mund t’i thotë lamtumirë Milanos. Zhgënjyes deri më tani është edhe Bellanova, i cili vështirë se do të blihet prë shifrën e 7 milionëve të rënë dakord me Cagliari-n.

Në fund, në qendër të vëmendjes është padyshim fati i Romelu Lukaku-t. Belgu nuk po bindin drejtuesit dhe nuk i ka arritur asnjëherë majat e përvojës së tij të parë me zikaltrit. Rinovimi i huazimit është aktualisht në dyshime serioze, me Inter-in që kursen rreth 20 milionë nëse nuk e konfirmon qendërsulmuesin në pronësi të Chelsea-t.

Me Lukakun larg, zikaltrit do të kenë nevojë për një sulmues të fortë për të forcuar sulmin: Firmino, Thuram, Zapata, Retegui dhe Hojlund (‘ëndrra’ në merkato, edhe nëse sulmi ndaj të riut daneze është i komplikuar duke marrë parasysh kërkesat e mëdha të Atalanta-s) janë në listën e Marotta-s./telesport/