Një lajm, i cili nëse konfirmohet mund të çojë në pasoja të rënda për dy lojtarët e Interit. Sipas asaj që raportohet nga edicioni Veneto i Corriere della Sera, dy lojtarë të zikaltërve janë paditur për shkelje të privatësisë. Faktet datojnë që në mbrëmjen e 6 janarit kur në Hollywood në Milano u mbajt një festë private ku ishin të pranishëm disa futbollistë, shumë nga Interi dhe Verona që kishin marrë pjesë në ndeshjen e orës 12.30.

Gjatë mbrëmjes dy sportistë akuzuan një djalë se kishte xhiruar video dhe foto të momenteve private dhe më pas e detyrua t’u jepte celularin për kontroll. Ngjarjet, siç tregon djali që iu besua studios ligjore Tutino të Udines, kanë ndodhur rreth orës 4.15 të mëngjesit.

Në atë moment të riut i janë afruar lojtarët të cilët jo vetëm kanë kontrolluar imazhet personale në telefonin e tij, por dhe ëhstë kërcënuar: “Ti e di se çfarë mund të ndodhë me ju nëse dilni kundër meje”. Përpara se ta linin të ikte, thotë Stefano Tutino, të dy e pyetën gjithashtu se cilin ekip mbështeste.

Viktimës së dyshuar i është sekuestruar celulari dhe janë siguruar edhe pamjet nga kamerat e lokalit. Nëse lajmi do të konfirmohet, dy lojtarët e Interit rrezikojnë të hetohen për kërcënime.