Emri i Interit po përhapet në mënyrë shumë të shpejtë në Kinë, aty ku fama e klubit italian po rritet me hapa të shpejtë. Deri më tani janë shitur 80 mijë televizorë nga Suning, të gjitha me markën e Interit. Suning është shoqëria që kontrollon shumicën e klubit zikaltër, ku është edhe sponsor në fanellë.

Vitin e kaluar, Suning konfirmoi bashkëpunimin me TCL Corporation, një kompani kineze e elektronikës në prodhimin e televizorëve.

Dhe falë këtij bashkëpunimi është krijuar televizori me markën e Interit, që deri më tani ka ecur mirë, me 80 mijë TV të shitur në Kinë. Duket se Suning po bën një punë të mirë në Lindjen e Largët me klubin zikaltër, duke rritur të ardhurat dhe shtuar fansat.

Muajt e fundit, klubi zikaltër ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë FullShare, që merret me sektorin e turizmit dhe atë Donkey Mother (udhëtime on-line). Ndërsa nga marrëveshja me kompaninë kineze të marketingut iMedia, fitimi pritet të kapë shifrën e 27 milionë eurove.