Gazeta e përditshme turke “Fanatik” shkruan se Napoli, Lazio, Atletico Madrid dhe Tottenham Hotspur do t’i dërgojnë skautët e tyre në Stamboll për të parë nga afër Vedat Muriqin.

Sulmuesi kosovar ka qenë në formë mbresëlënëse gjatë këtij sezoni për Fenerbahcen në Turqi, duke arritur të shënojë 10 gola në 14 ndeshje të zhvilluara.

Gjatë këtij sezoni, “The Sun” shkruan se Tottenhami e ka vëzhguar disa herë 25-vjeçarin, teksa thuhet se edhe Manchester United dhe Bournemouth kanë shprehur interesim për sulmuesin shtatlartë.

Ndërsa, së fundi, e përditshmja turke “Fanatik” raporton se Napoli, Lazio, Atletico Madridi dhe Tottenhami do të dërgojnë skautë në Stamboll për ta monitoruar nga afër Vedat Muriqin në ndeshjen e ardhshme.

Për këtë arsye, Muriqi do të shpresojë të jetë të mirë në ndeshjen e së shtunës në kuadër të Superligës turke, ku Fenerbahce do të përballet me Besiktasin në orën 17:00.

Fenerbahce e transferoi Muriqin nga Rizpesor verën e këtij viti dhe ai ka kontratë me klubin turk deri në vitin 2023, por do të pranonte ta shesë për 18 milionë paundë./syri/