Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot testin e dytë miqësor për muajin mars. Kuqezinjtë e Edy Rejas presin në “Air Albania” Gjeorgjinë, me sfidën që merr jetë në 18:00.
Interesimi për këtë duel duket i lartë edhe te tifozët, që janë në radhë për t’u pajisur me bileta. Mësohet se pjesa e poshtme e unazës së stadiumit është ezauruar, ndërsa biletat tanimë po shiten në katin e dytë të stadiumit Kombëtar.
Veç shitjes online, biletat gjenden edhe në sportelet e “Air Albania Stadium” dhe “Selman Stërmasi”.
Forma e mirë në ndeshjen e humbur 2-1 me Spanjën në Barcelonë, ka bërë që tifozët mos e braktisin Kombëtaren, me interesin që është i lartë për bileta, katër orë nga nisja e duelit./newsport/