Federata Ruse e Futbollit mund të largohet nga UEFA duke kërkuar anëtarësim në AFC (Konfederata e Futbollit Aziatik).

Ky raportim vjen nga “Championat.com” e cila nxjerr në pah se si mund të ngrihet çështja në Kongresin e FIFA-s që do të zhvillohet më 31 mars në Doha.

Bojkotet e vuajtura nga 11 shtete, të cilët refuzuan të përballen me Rusinë, mund ta shtyjnë Federatën Ruse të kërkojë të lidhet me konfederatën aziatike, duke rikthyer atë që u bë, në drejtim të kundërt nga Izraeli, një vend gjeografikisht aziatik që konkurron me ekipet europiane.