Teksa ishte duke u luajtur sfida mes Frosinones dhe Torinos, Interi fitoi një shumë prej 2.5 milionë euro. Shkaku ishte klauzola e mbrojtësit Ansaldi.
Argjentinasi u transferua nga zikaltrit te skuadra e Torinos në verën e vitit 2017.
Ky kusht është përmbushur pikërisht ditën e sotme, në sfidën ndaj Frosinones, teksa trajneri Mazari, vendosi ta aktivizonte mbrojtësin nga minuta e parë.
Në këtë moment, Interit i lind e drejta të mbushë arkat me 2.5 milionë euro, për transferimin e futbollistit, i cili tashmë është zyrtarisht pjesë e Torinos.