Skuadra e Interit është duke kërkuar të përforcojë repartin e mesfushës, ku Conte ka bërë të ditur synimet e tij.
Tek Interi janë të gatshëm të bëjnë një ofertë për mesfushorin serb, Nemanja Matic, për tu transferuar gjatë merkatos së janarit.
Conte dëshiron ta sjellë 31-vjeçarin në “San Siro”, edhe pse mesfushori serb është duke vuajtur nga një dëmtim i lehtë, mirëpo shumë shpejt pritet të rikthehet në fushën e gjelbër.
Matic do të ribashkohej me ish-shokët e skuadrës, Romelu Lukaku dhe Alexis Sanchez, të cilët u transferuan në Serie A gjatë verës.